Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Kthehemi në Prekaz për ta kuptuar se nga vijmë dhe se kah po duam të shkojmë

Mar 24, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në përkujtim të 22- vjetorit të fillimeve të bombardimeve të NATO-s kundër regjimit të Milosevic-it.

Kryeministri Kurti tha se vizituan Prekazin, këtë vend të flijimit e të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, rënia heroike e të cilëve ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare.

“Gjaku i tyre nuk humbet kurrë dhe emri i tyre nuk harrohet kurrë dhe ne kthehemi e rikthehemi këtu në Prekaz për ta kuptuar se nga vijmë  e për ta ditur më mirë se kah po duam të shkojmë”, theksoi Kryeministri, derisa rikujtoi që drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend, ashtu sikurse edhe për shumë dëshmorë e martirë të tjerë anembanë Kosovës.

Kujtimi dhe malli për Shaban, Hamëz, e Adem Jasharin dhe gjithë 59 anëtarëve tjerë të familjes, gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë nuk shteret kurrë.

Nga aty, ai po ashtu  bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan, në përkujtim të 23- vjetorit të betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet si “Epopeja e Dukagjinit, nga ku u dha kushtrimi i lirisë në Dukagjin.

 “Lufta Çlirimtare u përhap gjithandej, dhe një vit më vonë pushkëve të lirisë iu bashkëngjitën avionët e NATO-s  dhe nuk vonoi e u çlirua Kosova. Pra 24 marsi i Epopesë së Dukagjinit i vitit 1998 dhe 24 marsi i ndërhyrjes së NATO-s i vitit 1999 thuajse na tregojnë rendin e logjikshëm të gjërave. Pra, së pari pushka jonë, pastaj avioni NATO-s. Ngjashëm edhe sot, së pari puna jonë e më pastaj edhe ndihma prej jashtë për zhvillim, demokratizim e për drejtësi”, shtoi Kryeministri Kurti.

 Në ditë të shënuara si kjo, kryeministri Kurti veçoi se bënë nderim për dëshmorët e kombit, ata që, siç tha ai, dhanë gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë dhe të mund të përparojmë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM