Build Skills with our trainings

Sign up now!

Raporti Kosovë-Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin

Mar 24, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe këshilltarin e tij, Artur Bushati.

Ambasadori Minxhozi e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Ai i dorëzoi kryeministrit Kurti letrën e urimit të kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje.

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM