Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla takoi menaxheren e Programit të ICITAP-it në Kosovë, Kimberly Riffe.
Gjatë këtij takimi ministri Sveçla e falënderoi Riffe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë deri më tani dhe u zotua se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për situatën e përgjithshme të pandemisë Covid-19 dhe për angazhimin e MPB-së në luftimin e këtij virusi.
Ndërsa Riffe uroi ministrin Sveçla për detyrën e re dhe theksoi se ICITAP do të jetë i përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë, në mënyrë që të ketë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës thuhet në komunikatën për media e MPB-së.