Njësite e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore në rajonin e Vitisë.
Njësite kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbërt të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë.
Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12000 mije euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku.
Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nen udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje. Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.