Build Skills with our trainings

Sign up now!

Grondahl: Vazhdim i bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Norvegjisë

Mar 31, 2021

​Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Me këtë rast, ambasadori Grondahl e përgëzoi ministrin Sveçla për detyrën e tij të re dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e mirë dhe thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Norvegjisë.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në fushën e sigurisë, integritetin në institucionet e sigurisë, sigurinë kibernetike e menaxhimin e integruar të kufirit.

Në fund të këtij takimi, ambasadori Grondahl u zotua se do të përkrahë MPB-në në tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM