Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASH: Pushimi pranveror në arsim fillon me 6 prill

Mar 31, 2021

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar sot vendimin për ndryshimin e Kalendarit shkollor 2020/2021 në arsimin parauniversitar, sipas të cilit pushimi pranveror do të fillojë me datë 6 prill 2021 dhe do të përfundojë më datë 12 prill 2021.
Pra, sipas këtij vendimi, mësimi në arsimin parauniversitar vazhdon nga data 12 prill 2021.
Ditët e humbura të mësimit në periudhën e parë dhe të dytë do të zëvendësohen me ditë mësimi: 5 ditë mësimi në fund të periudhës së tretë, ndërsa 2 ditë mësimi iu takon komunave t’i zëvendësojnë gjatë ditëve të shtuna.
Vendimi është marrë me rekomandim të IKShPK-së dhe pas takimeve të ministres Nagavci me të gjithë akterët e përfshirë në arsim, ku është arritur pajtueshmëri e plotë për pushimin pranveror dhe për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit gjatë këtij viti shkollor, thuhet në postimin në Facebook e MASH.
No photo description available.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM