Build Skills with our trainings

Sign up now!

 Albumi “Nil” si shprehje e pikëtakimit muzikor

Pri 3, 2021

Ekosistemi muzikor i Kosovës ngërrthen në vete një pasuri të larmishme zhanresh, kulturash muzikore e kapacitetesh artistike profesionale.

Një prej nismave të tilla të zhanrit “world music” u prezentua përmes koncertit të suksesshem të projektit “Nil” nga muzikanti / aktivisti kulturor Ertan Ilyaz.

Me një laramani këngësh e kapacitetesh performuese të instrumentistëve, koncerti I realizuar në Kino Armata në Prishtinë i dha publikut kosovar një program të veçantë polistilistik ku takohen kulturat e ndryshme muzikore tradicionale dhe moderne dhe ku loja mes zhanreve ishte e rrjedhshme, koncize dhe shumë e pasur.

Koncerti vuri në pah një version të gjallë performues të materialit muzikor të albumit, ku performuan disa prej instrumentistëve shumë të suksesshëm të skenës, siç është kitaristi i njohur Agron Peni, saksofonisti Dukagjin Muhaxheri, bateristi Teoman Ukqa, basisti Labinot Krasniqi, kitaristi Senad Jamini, perkusionisti Xhemil Gjini si dhe mysafiri special dhe doajeni i muzikës nga Prizreni, Aluş Nuş i cili performoi me instrumentin muzikor “Yayli Tambur”(Tambur me hark) – instrument tradicional turke që derivon nga “mızraplı tambur”, variacion i tamburit tradicional turk.

Ertan Ilyaz është performues, kompozitor dhe një nga aktorët e rëndësishëm që përmes koncerteve të veçanta, organizimit të “Turkish Jazz Fest” dhe nismave të tjera sjell për vite me radhë ngjarje të spikatura muzikore të profilit “World music”, duke promovuar kështu diversitetin muzikor të Kosovës dhe duke i bërë bashkë muzikantët e Kosovës me ata të rajonit e më gjërë.

Projekti “Nil” eshte albumi i pare i Ertan Ilyazit, i cili sipas autorit bashkon “ndjesinë e tij ndaj qenies më të bukur, fëmijës, dhe shprehjes muzikore që përfaqson gjithçka që vjen nga shpirti”.

Ne album paraqiten 22 artistë nga Kosova (me origjine shqiptare, turke dhe boshnjake), Turqia, Italia dhe Gjermania në një program të larmishëm kompozimesh origjinale me theks te zhanret moderne të llojit jazz, rock, flamenco, folk, world, etj, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM