Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Urime Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë e protestantë

Pri 4, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar festën e Pashkëve besimtarëve katolikë dhe protestantë. Ai ka shkruar se Pashkët janë festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.
Po kalojmë kohëra të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19, por ky fillimvit na ka dëshmuar sërish se kur bëhemi bashkë tejkalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë ka thënë kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook.
Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh.
Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.
Si shoqëri dhe si shtet po kalojmë kohëra të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19 por edhe e problemeve të grumbulluara me dekada, sfida që përveçse aftësisë shpeshherë testojnë edhe durimin tonë. Por, ky fillimvit na ka dëshmuar sërish se kur bëhemi bashkë tejkalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë.
Andaj, sot lutemi dhe urojmë për më shumë mirësi e më shumë dashuri.
Gëzuar Pashkët!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM