Në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë sot është mbajtur ceremonia zyrtare e inaugurimit të presidentes Vjosa Osmani.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti dhe një numër i kufizuar i zyrtarëve, shkak i masave anti COVID, thuhet në postimin në Facebook të presidentes Vjosa Osmani.