Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga UNDP dhe NDI

Pri 7, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga përfaqësuesja e përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko, dhe nga drejtoresha e lartë e përhershme e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, ambasadorja Nancy Soderberg me rastin e marrjes së detyrës së kryetarit të Qeverisë.

Në letrën dërguar kryeministrit Kurti, Suokko ka theksuar vendosmërinë e UNDP-së për ta vazhduar bashkëpunimin me kryeministrin Kurti dhe kabinetin  e tij.

Derisa  në letrën e urimit nga NDI, në emër të institutit, ambasadorja Soderberg e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për punën e tij në dobi të qytetarëve të Kosovës duke shpresuar që të punojnë së bashku për ta fuqizuar më tej demokracinë e vendit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM