Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të Luginës së Preshevës

Pri 8, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim, Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Mustafa uroi Ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, si dhe shprehu vullnetin për forcimin e  bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes tyre.

Sveçla e falënderoi kryetarin Mustafa për urimet dhe ritheksoi përkushtimin e tij për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim të adresimit të nevojave të shqiptarëve atje, sidomos për një pjesë të qytetarëve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu në takim, mnistri Sveçla theksoi se roli i MPB-së do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të kësaj ane dhe se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me përfaqësues të shqiptarëve, me qëllim që të ngritën çështjet që ua lehtësojnë jetën qytetarëve atje, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM