Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia: Do të sigurojmë doza shtesë për vaksinimin e popullatës

Pri 8, 2021

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia qëndroi pasdite në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë ku përcolli nga afër ecurinë e vaksinimit të grup moshës mbi 80 vjeçe, për të cilët sot ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

“Vaksinimi kundër COVID-19 është hap shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e virusit, krahas zbatimit të masave të tjera mbrojtëse si bartja e maskës mbrojtëse, higjiena dhe ruajtja e distancës fizike e sociale”, tha Ministri Vitia në një adresim para mediave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Nga aty, ai u ka bërë thirrje të moshuarve të moshës mbi 80 vjeçe që të paraqiten për vaksinim, derisa ka theksuar se të gjithë personat mbi këtë moshë që sot janë paraqitur në qendrën  e vaksinimit kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

“Për mungesë aplikimi përmes kësaj platforme, nuk do të mbetet askush pa u vaksinuar dhe,  asnjë qytetar i moshës mbi 80 vjeç nuk është kthyer sot prapa, pa u vaksinuar në këtë qendër”.

Ministri Vitia tha se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po punojnë me partnerët dhe miqtë e Kosovës që sa më parë doza të tjera të sillen në Kosovë, me qëllim që pas përfundimit të fazës së parë, të shkohet me fazën e dytë të vaksinimit, ku mbulohe më shumë kategori të qytetarëve.

“Njoftimet nga COVAX se kontigjenti i dytë i vaksinave përmes kësaj skeme mund të arrijnë në Kosovë në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit që vjen dhe kjo do të krijonte më shumë mundësi për zgjerim të vaksinimit. Ata, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca tani, të dytën do ta marrin në qershor, sipas kartelës së vaksinimit, ku janë të shënuara këto detaje’, tha Vitia, duke theksuar se zyrtarisht nuk janë paraqitur efekte anësore të padëshirueshme tek personat e vaksinuar deri më tani.

Ministri Vitia ka falënderuar Komitetin e vaksinimit kundër COVID-19, ekipin menaxhues në “1 Tetori”, ekipet mjekësore vaksinuese dhe vullnetarët për organizimin e procesit dhe mbarëvajtjen e vaksinimit kundër COVID-19.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM