Build Skills with our trainings

Sign up now!

Norvegjia meriton falënderim të veçantë për përpjekjet aktuale lidhur me sigurimin e vaksinave

Pri 12, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar​ marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Në takim është biseduar edhe për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast Konjufca theksoi se shteti norvegjez meriton falënderim të veçantë për përpjekjet aktuale lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës dhe formave të tjera të ndihmës konkrete rreth pandemisë. Ai tha se ndihma e Norvegjisë është shumë e çmuar për Kosovën.

Konjufca ka falënderuar ambasadorin Grondahl për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, duke cekur sidomos projektin “Zhvillimi i Shërbimit Ligjor informativ për Kuvendin e Kosovës dhe Konsistenca Gjuhësore e ligjeve”.

Kryetari i Kuvendit , onjufca ka përmendur mbështetjen e vazhdueshme dhe substanciale që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe ngritjen e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM