Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot ka mirëpritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore.
Ndërsa, ambasadori Minxhozi e uroi kryetarin Abdixhiku për pozitën e tij dhe e falënderoi për konstruktivitetin në formimin e institucioneve.
Në këtë takim u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.




