Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti nderon dëshmorët e Prishtinës

Pri 18, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe te varret e dëshmorëve të Prishtinës, në Velani.

“Dëshmorët e kombit e bashkojnë popullin”, tha kryeministri Kurti në shënim të kësaj Dite, duke thënë se sot bënë nderime të varret e dëshmorëve të kryeqytetit,  të cilët luftuan për  liri dhe ranë heroikisht që të ngritet edhe kauza jonë, e më pas të vijnë çlirimi, liria dhe pavarësia.

“Andaj në kthehemi e rikthehemi në këto vende në mënyrë që t’i kujtojmë ata, t’ia përkujtojmë vetes çmimin e madh që ka paguar populli ynë me gjakun e vet, për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot, por në të njëjtën kohë edhe për të përkujtuar amanetet dhe idealet e tyre që të vazhdojmë për progres, për barazi, e mirëqenie që nuk e përjashton asnjërin”, u shpreh kryeministri Kurti, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM