Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidenti Macron uron presidenten Osmani: Franca do t’i dorëzojë Kosovës 15 mijë teste antigjenike

Pri 19, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili nëpërmjet saj, gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën.

Presidenti francez në letrën e urimit ka theksuar se mirëpret angazhimin e Presidentes Osmani për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e Presidentit Macron.

Më tej, presidenti francez ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të forcohen tutje.

Presidenti Macron ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, duke inkurajuar vazhdimin e tij drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM