Build Skills with our trainings

Sign up now!

Humanizmi i organizatës “Gift of Life” dhe i mjekëve është dhuratë jo vetëm për fëmijët tanë, por edhe për Kosovën

Pri 19, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia i kanë uruar mirëseardhje mjekëve dhe stafit të organizatës amerikane “Gift of Life”, me mbështetjen financiare të të cilëve 30 fëmijë kosovarë, të cilët kanë probleme me zemër, do të trajtohen nga një ekip mjekësh amerikanë, italianë dhe kosovarë.

Humanizmi i kësaj organizate dhe i mjekëve është dhuratë jo vetëm për fëmijët tanë, por edhe për familjet e tyre, si dhe për shtetin e Kosovës, ka thënë Osmani në postimin e saj në Facebook.

 

 

Kur mbrohet e shëndoshet zemra e një personi, mbrohet jeta. Mbrohen frymëmarrjet, lëvizjet, mendja, idetë e aftësia për të punuar, vepruar, e kontribuar.

 

Bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i uruam sot mirëseardhje mjekëve dhe stafit të organizatës amerikane “Gift of Life”, me mbështetjen financiare të të cilëve 30 fëmijë kosovarë, të cilët kanë probleme me zemër, do të trajtohen nga një ekip mjekësh amerikanë, italianë dhe kosovarë.

 

Me stafin e “Gift of Life” ishte edhe Bleona që ndihmonte me përkthim. Plot jetë e shumë dinamike, ajo është njëra nga fëmijët të cilës kohë më parë vet mjekët e “Gift of Life” i kishin dhuruar jetëgjatësinë përmes këtij programi.

 

Humanizmi i kësaj organizate dhe i mjekëve është dhuratë jo vetëm për fëmijët tanë, por edhe për familjet e tyre, si dhe për shtetin e Kosovës.

 

Ky është misioni i parë i kësaj organizate që nga fillimi i pandemisë, por “Gift of Life” ka kryer tashmë pesë misione të tilla në Kosovë, në të cilat janë trajtuar qindra fëmijë kosovarë.

 

Falenderime të pafund për dr. Francesko Santoro, dr. Herbet Stern, dr. Ribera Santoro, z. Rob Raylman, drejtor i organizatës GOL, dr. Mazllum Belegu, udhëheqës administrativ i GOL për Kosovë, si dhe për stafin mjekësor vendor të udhëhequr nga dr. Bejiqi.

 

Përvojën nga miqtë tanë, shpresojmë ta bartim në Shërbimin Kardopediatrik në kuadër të ShSKUK-së, të cilin duhet ta kemi funksional brenda Kosovës, gjersa, fëmijëvë tanë, i uroj nga zemra shëndet e jëtë të gjatë!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM