Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- Minxhozi: Bashkëpunim dhe marrëdhënie vëllazërore në funksion të paqes dhe sigurisë rajonale

Pri 20, 2021

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në fillim, ambasadori Minxhozi uroi ministrin Mehaj dhe përcolli urimet për detyrën nga ana e homologut të tij, ministrit Niko Peleshi.

Duke vlerësuar lartë personalitetin, eksperiencën dhe profilin ushtarak të ministrit Mehaj, Minxhozi shprehu besimin e plotë në suksesin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në perspektivën vijuese zhvillimore.

Ministri Mehaj nga ana e tij, falënderoi ambasadorin dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të Republikës së Shqipërisë në të gjitha periudhat dhe në arritjet e përgjithshme të Republikës së Kosovës. Ai, ndër tjera, foli edhe për kontributin në profesionalizimin e kuadrove ushtarakë të FSK-së përmes shkollimit, trajnimeve si dhe kontributin e oficerëve shqiptar në kuadër të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Ministri Mehaj theksoi nevojën e intensifikimit të aktiviteteve të përbashkëta sipas konceptit bashkëkohor të “Smart defence” në mes dy ministrive dhe forcave, thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve vëllazërore në funksion të interesave të përbashkëta si dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM