Build Skills with our trainings

Sign up now!

Abdixhiku: Çështja e të pagjeturve mbetet ende plagë e hapur për familjarët dhe shtetin tonë

Pri 27, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përkujton 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve dhe 22 vjetorin e masakrës së Mejes.

“Pranvera e vitit 1999 ishte më e rënda në historinë e Kosovës. Ishte viti, kur Serbia filloi përpjekjet e fundit për ta zhbërë Kosovën dhe popullin e saj. Ajo kreu krime të tmerrshme kundër njerëzimit, masakroi qindra e mijëra shqiptarë, dogji shtëpi e shkolla dhe dëboi shumë shqiptarë nga vendi i tyre.  

Ne sot, kujtojmë masakrën e Mejes ku u vranë e masakruan 376 civilë shqiptarë, por njëkohësisht shënojmë 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve.  

Masakra e Mejes, 22 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike, ditë e cila e mobilizoi botën e civilizuar demokratike për t’u bërë pjesë e përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri.  

Sot, e 22 vjet shumë familjarëve nuk u përfundojë ankthi i pritjes për ndonjë lajm për më të dashurit e tyre e që ende nuk dinë se ku prehen.  

Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që ankthi i tyre të marrë fund, që sadopak t’iu zbutet dhimbja. Çështja e të pagjeturve mbetet ende plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë”, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM