Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon – Taubadel.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi Von Cramon për situatën e përgjithshme politike në vend, prioritetet e tij, sfidat me pandeminë, si dhe qasjen e LDK-së si opozitë lidhur me ngjarjet kruciale me të cilat ballafaqohet Kosova.
Gjatë takimit virtual u diskutua edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi dhe rolin e LDK-së karshi këtij procesi.
Të dyja palët shprehën interesim për thellimin e bashkëpunimit, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.