Build Skills with our trainings

Sign up now!

Agron Llugaliu, drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Pri 30, 2021

Në drejtorin e Doganës u mbajt ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm nga u.d. Bajram Rexha tek drejtori i ri i përgjithshëm Agron Llugaliu, sipas vendimit të Qeverisë së Rrepublikës së Kosovës 07/1017 të datës 22/04/2021.

Ushtruesi i detyrë së drejtorit të përgjithshëm Bajram Rexha uroj drejtorin e ri në këtë pozitë, nga ana tjetër drejtori i sapo zgjedhur Agron Llugaliu theksoi se sot ka pranuar detyrën e cila nuk është privilegj, por përgjegjësi e madhe në drejtimin e doganës.

Synoj që të reformojmë dhe modernizojmë strukturën dhe proceset e punës, me qëllim të orientimit të Doganës së Kosovës në shërbim të qytetarit dhe bizneseve të vendit, në veçanti për nxitje të eksportit dhe favorizim të investimeve të huaja, përmes sundimit të mirëfilltë të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve të avancuara të zhdoganimit. Në anën tjetër do të jemi të përkushtuar në evitimin e praktikave jo-profesionale dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

Me këtë rast, Llugaliu theksoi se është i njohur me pritjet për Doganën e Kosovës dhe premtoj qasje strategjike për t’i përmbushur këto pritje, duke përfshirë edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi me institucionet tjera në këtë rrugëtim, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM