Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Schieder: PE në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave dhe përballimin e pandemisë COVID-19

Maj 3, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në vizitë, shefin e delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPO) në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.

Kryeministri Kurti e njoftoi eurodeputetin Schieder për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet që pati atje. Ai foli edhe për prioritetet e qeverisë së re dhe fillimin e procesit të reformave.

Eurodeputeti Schieder konfirmoi mbështetjen për prioritetet e qeverisë, veçanërisht për reformat ekonomike dhe sociale, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti Schieder biseduan edhe për bashkëpunimin rajonal dhe agjendën evropiane, duke vlerësuar rolin proaktiv dhe avokues të Parlamentit Evropian, në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e BE-së për përballimin e pandemisë COVID-19.

Në takim mori pjesë edhe Eva Elleriet, drejtoreshë e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), me të cilën u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm.

Eurodeputeti Schieder dhe Elleriet i dëshiruan sukses kryeministrit Kurti në zbatimin e prioriteteve të qeverisë, që do t’i hapnin rrugë integrimit evropian të vendit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM