Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Gudjev: Bashkëpunim në parandalimin e destabilizimit të rajonit dhe cenimin e paqes dhe sigurisë

Maj 5, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.

Ambasadori Gudjev e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe formimin e Qeverisë. Ai theksoi mbështetjen e Republikës së Bullgarisë – si anëtare e BE-së dhe NATO-s, për Republikën e Kosovës, në perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike, si dhe integrimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e shtetit bullgar për Kosovën dhe tha se Bullgaria është vend mik i Kosovës. Ai vlerësoi raportet e mira ekonomike dhe kërkoi që bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve të rritet.

Në takim u vlerësua edhe siguria e rajonit, ku u theksua nevoja për bashkëpunim të shtuar në mes të dy vendeve, në parandalimin e aktiviteteve nga akterë që kanë për synim destabilizimin e rajonit dhe cenimin e paqes dhe sigurisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM