Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Morton: Bashkëpunim mes dy vendeve në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit

Maj 5, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës zhvilloi një takim virtual me ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Ministrja Morton e uroi kryeministrin Kurti për fitoren e 14 shkurtit dhe mandatin e fuqishëm për të udhëhequr me vendin. Ajo shprehu gatishmërinë për të punuar bashkë e për të rritur bashkëpunimin në mes dy vendeve, sidomos në agjenda të përbashkëta, si ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe për të vazhduar me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në procesin e rekrutimit të shërbyesve të lartë civilë. Më tej, ministrja Morton foli edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministren Morton për rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ofron Kosovës në të gjitha fushat, duke e cilësuar atë ndër aleatët më të afërt të Republikës së Kosovës. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar si anëtare e fuqishme e NATO-s mund t’i ndihmojë Kosovës në përshpejtimin e anëtarësimit në këtë organizatë, dhe se ajo mund të luajë rol të rëndësishëm te anëtarët e Komonuelthit (Commonwealth) për të siguruar njohje të reja për Kosovën.

Në takim, kryeministri Kurti po ashtu theksoi se prioritet i Qeverisë është krijimi i vendeve të reja të punës, dhe se Qeveria është e gatshme që të rrisë bashkëpunimin bilateral në mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe atë të tregtisë. Kurse, sa i përket dialogut me Serbinë ai tha se duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM