Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon

Maj 14, 2021

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 22 vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se autorët e krimit monstruoz duhet të marrin dënimin e merituar, viktimat të pushojnë në paqe, e familjarët të ndjejnë lehtësi!
Në mëngjesin e 14 majit të vitit 1999, në një sulm të planifikuar forcat policore e ushtarake serbe, mizorinë e tyre e shfaqën ndaj civilëve shqiptarë, duke vrarë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.
Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese. Trupat e të vrarëve u dogjën e pastaj u gjetën më 2001 në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.
Një proces gjyqësor ndaj të akuzuarve i nisur një dekadë më parë në Beograd ende nuk ka epilog.
Drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në këtë rajon. Autorët e krimit monstruoz duhet të marrin dënimin e merituar, viktimat të pushojnë në paqe, e familjarët të ndjejnë lehtësi!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM