Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka vizituar Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, me rastin e Ditës së Presidentit.
Abdixhiku ka thënë se sot ne përkujtojmë Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, personalitetin që u dha kahje perëndimore proceseve politike në Kosovë. Ai ishte personaliteti politik i kohës, që vuri bazën e themelimit të Republikës së Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të LDK-së.
“Sot, shënohet “Dita e Presidentit”, një ngjarje e rëndësishme e filleve të shtet-ndërtimit të institucioneve të Kosovës. Kjo datë e 24 majit të vitit 1992, korrespondon me zgjedhjet e para për President të Kosovës, ku u zgjodh Presidenti i parë, Dr. Ibrahim Rugova. Simbolika e Ditës së Presidentit duhet ta ngrisë vetëdijen dhe përkushtimin tonë politik e nacional për ta mbrojtur e ushtruar me dinjitet postin më të lartë ne vend. Institucioni i Presidentit është niveli më i lartë unifikues i popullit, dhe si i tillë duhet të garantojë pavarësi dhe paanshmëri në funksionin e sistemit demokratik.
Sot, ne përkujtojmë Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, personalitetin që u dha kahje perëndimore proceseve politike në Kosovë. Ai ishte personaliteti politik i kohës, që vuri bazën e themelimit të Republikës së Kosovës. Tri postulatet Liri, Pavarësi dhe Demokraci janë pashmangshëm të lidhura me emrin e Presidenit Rugova”,