Sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 150 pacientë, 62 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 103 me oksigjenoterapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Klinika e Gjienkologjisë dhe Klinika e Pediatrisë kanë raportuar se nuk kanë asnjë pacientë në repartet e Covid-19.
Në QKUK janë të shtrirë 95 pacientë, 32 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 69 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 28 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 55 pacientë
1 në gjendje të rënduar
30 të konfirmuar pozitivë
34 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Pejës, 19 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.