Build Skills with our trainings

Sign up now!

Viti 2021 shënon 10-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike mes Kosovës dhe Malajzisë

Maj 30, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë urime nga kryeministri i Malajzisë, Tan Sri Muhyiddin Yassin, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të Qeverisë.

Në emër të tij dhe Qeverisë së Malajzisë, kryeministri Yassin i ka shprehur kryeministrit Kurti përgëzimet dhe urimet më të përzemërta për emërimin e tij.

Meqenëse viti 2021 shënon 10-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike midis Kosovës dhe Malajzisë, kryeministri Yassin theksoi gatishmërinë që të dy vendet të punojnë ngushtë për t’i forcuar edhe më shumë marrëdhëniet ekzistuese dypalëshe, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministtrit.

“Le t’i bashkojmë përpjekjet tona për ta frenuar dhe zhdukur pandeminë më vdekjeprurëse të shekullit XXI dhe të shpresojmë që normaliteti do të kthehet së shpejti në jetën tonë të përditshme”, thuhet në letrën e urimit të kryeministrit të Malajzisë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM