Me lidership profesional dhe me objektiv të ngritjes së të hyrave vetanake në listën e shumë partnerëve afarist të Postës së Kosovës, sot Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ndërmarrjen Publike Komunale, Stacioni i Autobusëve Sh.A., Prishtinë.
Kryeshefi Ekzketiv, Xhevdet Smakiqi, ka mirëpritur dhe falënderuar për marrëveshjen e arritur me Kryeshefin Ekzekutiv, Luan Hoti, nga ndërmarrja publike lokale, Stacioni i Autobusëve Sh.A., në Prishtinë.
Menaxhmenti i Postës së Kosovës Sh.A., në krye me Kryeshefin Ekzekutiv, do të vazhdoi të zgjeroi shërbimet për klientët e Postës, për realizimin e ngritjes së të hyrave vetanake, për t’i sjell stabilitet ndërmarrjes.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi, do të krijojë lehtësira dhe ofrim të shërbimeve të shpejta, të sigurta dhe të lira, thuhet në komunikatën për media e Postës së Kosovës.