Build Skills with our trainings

Sign up now!

Austria e gatshme për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Qer 3, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim një delegacion nga Austria, të cilit i prinin deputetët nga Partia Popullore e Austrisë, Martin Engelberg dhe Carmen Jeitler-Cincelli, njëherësh kryetare e Grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë.

Deputetët austriakë e uruan kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe i dëshiruan suksese në qeverisje. Ata u interesuan për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në ekonomi dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Kryeministri Kurti u shpreh falënderues për ndihmën që Austria i ka dhënë ndër vite popullit të Kosovës dhe për rëndësinë që ka për vendin intensifikimi i bashkëpunimit sidomos në fushën e arsimit.   

 Ai tha se punësimi dhe reformat në drejtësi kanë qenë premtim i fushatës zgjedhore.

Për të krijuar vende pune ne na duhen investime, tha kryeministri dhe shprehu shpresën se Austria si investitori i katërt më i madh do të vazhdojë investimet në Kosovë, së bashku me mërgatën kosovare në Austri.

Në veçanti, kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen austriake në zhvillimin e sistemit dual të edukimit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM