Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- Mitsunori: Eksperienca japoneze në fusha specifike është me rëndësi për kapacitetet e FSK-së në zhvillim e sipër

Qer 4, 2021

Në vazhdën e vizitave të përfaqësueseve diplomatik në vendin tonë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.

Me këtë rast, Mitsunori përveç urimeve për detyrën, e përgëzoi ministrin Mehaj për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes  dhe FSK-së duke ritheksuar përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës edhe në fushën e mbrojtjes.

Ministri Mehaj, duke falënderuar Mitsunori për vizitën e tij, theksoi nevojën e konkretizimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në nivel të ministrive respektive me memorandum të mirëkuptimit.

Ai nënvizoi se eksperienca japoneze në fusha specifike është shumë me rëndësi për kapacitetet e FSK-së në zhvillim e sipër. Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet në këtë drejtim nga të dyja palët, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM