Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Dendias: Greqia mbështet Kosovën për liberalizim të vizave dhe në rrugën e saj drejt BE-së

Qer 4, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias me bashkëpunëtorë.

Ministri i Jashtëm Dendias e uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën dhe konstituimin e institucioneve të reja në Kosovë. Ai ritheksoi qëndrimin e shtetit grek për mbështetjen e Kosovës rreth liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu ministri Dendias vuri në pah se qëndrimi i Greqisë karshi Kosovës ka qenë konstruktiv, duke përmendur bashkëpunimet e deritashme në fushën e zhvillimit ekonomik, të energjisë dhe kontributin e ushtarëve grekë në kuadër të KFOR-it.

Kryekuvendari Konjufca falënderoi për vizitën ministrin Dendias, teksa shprehu gatishmërinë dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe dobishmërinë që do ta kishte për Republikën e Kosovës njohja nga ana e Greqisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Konjufca vlerësoi se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët, prandaj të tilla duhet të jenë edhe qëllimet.

Gjatë takimit, i cili u karakterizua nga një frymë konstruktive dhe e pajtimit të plotë mbi interesat reciproke të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, u diskutua edhe për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun me Serbinë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM