Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana kalon 500 milionë euro të hyra doganore

Qer 7, 2021

Dogana e Kosovës sot për herë të parë që nga themelimi në këtë periudhë te vitit ka tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milionë Euro të hyra për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Krahasimi me vitin e kaluar tregon që dogana ka mbledhur 27.6% më shumë apo shprehur në terma financiar, shumën prej 108,5 milionë më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit paraprak. Ky trend krahasues ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit Maj dhe tregon tendencë të rritjes edhe ditëve vijuese.

Drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu theksoj se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së përmirësuar të ekonomisë si dhe nga veprimet e theksuara për të adresuar ekonominë jo-formale, të shfaqur në forma të ndryshme, siç është kontrabanda, nënvlerësimit dhe format tjera të mashtrimeve, e cila përveç përmirësimit të të hyrave gjithashtu do të mundësoj një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe prodhimit vendor, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM