Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Butel: Marrëveshja me Francën, mundëson veprimtarinë e AFD edhe në Kosovë

Qer 7, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel dhe një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), të përbërë nga Dominique Hautbergue, udhëheqës i Zyrës Rajonale së AFD-së për Ballkanin Perëndimor, Cécilia Maronnier, atashe e bashkëpunimit në Ambasadën Franceze në Kosovë, Florence Dobelle, shefe e rajonit për shërbim ekonomik, dhe Mirela Mata, udhëheqëse e Misionit strategjik dhe operacional të AFD-së për Shqipëri dhe Kosovë.

Fushëveprimtaria e AFD-së në Ballkanin Perëndimor përqendrohet në katër prioritete kryesore: zgjidhje e qëndrueshme urbane, menaxhim i qëndrueshëm i territoreve dhe ruajtja e burimeve natyrore, mbështetje për tranzicionin e energjisë dhe modele të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse ekonomike dhe politike.

Sipas Hautbergue, deri në fund të vitit 2021, portfolio i investimeve nga AFD-ja në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të arrijë deri në 400 milionë euro.  Kosova tashmë ka nënshkruar marrëveshje me Republikën e Francës, marrëveshje e cila e mundëson veprimtarinë e AFD-së edhe në Kosovë.

Kryeministri Kurti e falënderoi delegacionin për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Franca ka dhënë për Kosovën. Ai tha se dy shtyllat kryesore të programit qeveritar janë punësimi dhe drejtësia.

Me delegacionin nga AFD-ja u diskutua edhe për fushat me interes të përbashkët, sikurse zhvillimi i sektorit privat, energjia e ripërtëritshme, modernizimi i infrastrukturës dhe përkrahja me ekspertizë të nivelit qendror dhe lokal qeverisës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM