Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rivarrosen dy viktimat e luftës, Osmani dhe Rexhepi, 23 vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme

Qer 8, 2021

Dorëzohen për rivarrim sot mbetjet mortore të Osman (Abedin) Osmanit dhe Rexhep (Zukë) Rexhepit,  të identifikuar muaj më parë nga mostrat e dërguara për analizë të ADN-së. Mbetjet mortore të dy viktimave të luftës janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë gërmimeve muaj më parë në Syriganë me angazhimin e mekanizmave institucionalë të Republikës së Kosovës.

Pas njoftimit zyrtar të familjeve për identifikimin e Osman Osmanit dhe Rexhep Rexhepit, familjet kanë kërkuar që ceremonia e rivarrimit të organizohet sot, nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Syriganë. Rivarrimi sipas kërkesës së familjes do të bëhet pikërisht me datë 8 qershor, që përkon me datën e rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme të tyre nga forcat policore serbe në vitin 1998.

Çështja e mostrave të mbetjeve mortore të zhvarrosura gjatë këtyre muajve është diskutuar edhe në takimin e organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në fund të javës së kaluar në Beograd, Serbi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur dhe Komisionit të Serbisë për Persona të Zhdukur.

Në këtë rast, Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur ka njoftuar për pesë identifikime të reja nga mostrat që janë dërguar nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, për të cilat tanimë janë dërguar raportet e identifikimit përmes analizës së ADN-së dhe për këto të dhëna janë duke u njoftuar familjet e personave të identifikuar. Po ashtu është konfirmuar se mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura gjatë këtij viti nga varreza masive në Kizhevak tanimë janë në laboratorët e KNPZh-së në procedurat për identifikim.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në angazhimin maksimal për trajtimin me prioritet të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, në respektim të së drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM