Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Familjet e të zhdukurve me dhunë duhet të dëgjohen, procesi i zbardhjes së fatit të tyre të përshpejtohet

Qer 8, 2021

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti drejtorin Rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropën dhe Azinë Qendrore, Martin Schuepp.

Në këtë takim presidentja Osmani e njoftoi Schuepp me përkushtimin e institucioneve të reja të Kosovës për zbardhjen sa më të shpejtë të fatit të 1639 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së Kosovës.

“Për institucionet tona, zbardhja e fatit të tyre përbën jo vetëm prioritet politik, por edhe detyrim njerëzor”, prandaj ne nuk duam ta trajtojmë këtë proces vetëm si politik, por, mbi të gjitha madje, edhe si humanitar”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, është detyrë e institucioneve që ta dëgjojnë zërin e familjeve të të zhdukurve, të bëhen zëri i tyre dhe ne po sigurohemi që të bëjmë gjithçka që familjet të trajtohen dinjitetshëm dhe që të marrin sa më shpejt që të jetë e mundur informata mbi fatin e më të dashurve të tyre.

“Procesi po shkon tepër ngadalë, Serbia nuk po tregon gatishmëri për ta zbardhur fatin e këtyre personave, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta rrisë presionin mbi Serbinë, që ajo të ofrojë informata për secilin person të zhdukur dhunshëm”, tha presidentja Osmani.

Schuepp, ndërkaq, e njoftoi presidenten Osmani për përpjekjet që kjo organizatë po i bën për të siguruar të dhëna për personat e zhdukur, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Preisidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM