Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Raportimet në Kuvend për ecurinë e dialogut të jenë të rregullta

Qer 10, 2021

KDI e vlerëson raportimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në seancën e nesërme të Kuvendit, para takimit të dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE. Njësoj, konsiderojmë që Kryeministri duhet të raportojë në Kuvend edhe pas kthimit nga ky takim që pritet të mbahet në Bruksel gjatë mesit të këtij muaji.

KDI konsideron që praktika e raportimit në Kuvend para dhe pas çdo takimi në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi është e domosdoshme dhe në funksion të garantimit të transparencës dhe llogaridhënies ndaj Kuvendit, por edhe qytetarëve në përgjithësi.

Në kuadër të raportimit të nesërm, presim nga Kryeministri Kurti që të prezantojë në Kuvend 𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗶𝘁𝘀𝗵𝗺𝗲̈𝗿𝗶𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘀𝗲̈ nga ky proces si dhe pozicionin që do t’a artikulojë Kosova në takimin e Brukselit.

Gjithashtu, presim që Kryeministri të raportojë për takimet e mbajtura me funksionarët e lartë evropian dhe amerikan lidhur me procesin e dialogut. Në këtë seancë duhet të bëhet i ditur edhe plani i Qeverisë lidhur me marrëveshjet tashmë të arritura, përfshirë qëndrimin për zotimet e Uashingtonit. Në të njëjtën kohë, presim që Kryeministri Kurti që të informojë deputetët lidhur me hapat e mëtutjeshëm të Qeverisë për ndërtimin e konsensusit politik si dhe konsultimin e qytetarëve për këtë proces.

Në anën tjetër, KDI iu bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të jenë më proaktiv në ushtrimin e funksionit mbikqyrës ndaj procesit të dialogut, duke mbajtur Qeverinë llogaridhënëse, thuhet në komunikatën për media e KDI-së

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM