Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të Rilindjes Kombëtare

Qer 10, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bëri homazhe te shtatorja e prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për nder të përvjetorit të 143-të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare.

Kryekuvendari Konjufca në fjalimin e tij për nder të kësaj dite, tha se 10 qershori është datë shumë e rëndësishme për gjithë kombin shqiptar.

Ai tha se Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të Rilindjes Kombëtare që kontribuoi në mbrojtjen e tokave shqiptare.

Kreu i Kuvendit tha se nuk është e rastësishme që ata qindra përfaqësues të trojeve shqiptare u mblodhën në Prizrenin historik, ngase, siç tha ai, ishte vendi më i sigurt dhe i cili, në kuptimin e gjeografisë shqiptare të shekullit XIX, përbënte epiqendrën gjeografike të kombit shqiptar.

“Pas luftërave të lavdishme të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, kjo është ngjarja më e rëndësishme e cila vjen në shekullin XIX. Kurse në shekullin XX, ngjarjet më të rëndësishme për kombin tonë janë në fillim të atij shekulli, që është shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë, dhe ky shekull përmbyllet me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e Kosovës prej Serbisë. Siç dihet, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XXI është shpallja e Republikës së Kosovës”, tha kryekuvendari Konjufca.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuan edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Manifestimi vazhdoi me vizitën e kryetarit Konjufca në ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e përmbyllur atë me pjesëmarrjen e tij në ekspozitën e Prof. Dr. Ukë Xhema, me prezantimin e fotografive të përzgjedhura për këtë ditë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM