Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria përkrah parimet udhëheqëse të EBU dhe deklaratën e KE për financimin e televizioneve publike

Qer 11, 2021

Shërbimi televiziv publik i pavarur, bazuar në shembujt dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, ishte tema e takimit virtual mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, me drejtorin e përgjithshëm të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), Noel Curran.

Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë, për të adoptuar mënyrat më të mira të financimit të Radio Televizionit të Kosovës, sipas parimeve të Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU).

U bisedua për disa nga vështirësitë me të cilat ballafaqohet transmetuesi publik i Kosovës, të cilat janë nënvizuar edhe në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.

Qeveria ritheksoi përkrahjen për parimet udhëheqëse të EBU-së për televizionet publike dhe Deklaratën e Këshillit të Evropës mbi Financimin e Televizioneve Publike, duke u përqendruar në financim të qëndrueshëm dhe adekuat, të justifikueshëm dhe transparent ndaj publikut, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM