Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nderohen ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it të rënë në Kosovë

Qer 12, 2021

Me një ceremoni shtetërore, në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit, u përkujtuan dhe u nderuan ushtarët e NATO-s tdhe të KFOR-t tĕ rënë në ndërhyrjen ushtarake për ndaljen e gjenocidit mbi popullin shqiptar.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vendosën kurorë lulesh te Pllaka Përkujtimore në nderim të ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë, por më 12 qershor, këmbësoria e NATO-s iu bashkua ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar.

“Më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes për çdo ditë, sepse të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan, dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësië sonë, të cilën duam ta shpiejmë më tej, me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, tha ai.

Në ceremoninë  e organizuar nga tri institucionet më të larta të shtetit, të pranishëm ishin edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe zëvendës komandanti i KFOR-it, Günter Schöpf, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM