Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në Samitin për Ballkanin Perëndimor: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, të ballafaqohet me të kaluarën

Qer 18, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në samitin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Pallatin e Kancelarisë Federale në Vjenë, nën organizimin e Kancelarit Austriak, Sebastian Kurz.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti, përveç tjerash, theksoi që Kosova po e menaxhon mirë e me sukses pandeminë Covid-19, prandaj Bashkimi Evropian do të duhej ta vendos Kosovën në mesin e shteteve të udhëtimit të sigurt lidhur me pandeminë Covid-19.

Ai tha se Kosova me qeverisjen e mirë dhe demokratike ka nisur reformat në drejtësi dhe ekonomi dhe theksoi nevojën për më shumë investime.

Duke folur për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti, ritheksoi rëndësinë e një deklarate të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, mes të dy shteteve, që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.

Po ashtu, ai bëri thirrje për heqjen e vizave për Kosovën në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM