Në përkujtim të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, Baleti Kombëtar i Kosovës mori një çmim të rëndësishëm për arritje në fushën e artit, i cili u nda nga Senati Amerikan.
Me kërkesë të senatorit, Charles Schumer, flamuri amerikan u valëvit mbi ndërtesën e Kongreseve në Washington DC për nder të Kreshnik Musolli, Baletit Kombëtar të Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Jemi shumë të lumtur që SHBA po njeh punën, përkushtimin dhe vizionin artistik të Baletit Kombëtar të Kosovës. Shpresojmë që të hapen rrugët e bashkëpunimit, ndërsa sukseset e mëtutjeshme të mos u mungojnë.