Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh pranon pajisjet mjekësore të dhuruara nga Japonia për ndërtimin e kapaciteteve kundër COVID-19

Qer 22, 2021

Pajisje mjekësore në vlerën prej 810,000 Euro u dhuruan sot nga Qeveria e Japonisë, në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve spitalore në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe shërbimeve shëndetësore për përballimin e pandemisë.

Me arritjen e këtyre pajisjeve është implementuar plotësisht marrëveshja për dhënien e pajisjeve, e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia shprehu mirënjohen e tij për të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë, siç është populli japonez dhe qeveria e Japonisë. Në përpjekjet tona përgjatë këtyre 15 muajve, ja kemi dalur t’i përgjigjemi situatës falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët nuk u dorëzuan, në shërbim të shëndetit publik.

Mitsunori Ogasawara theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor

Nga mbështetja e Japonisë janë dhuruar 7 monitorë shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile.

Pajisjet do të shpërndahen nga sot, kryesisht në spitalet e përgjithshme, si dhe klinikat e ShSKUK-së, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM