Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Nënshkruhet marrëveshja për mbulimin e plotë të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare

Qer 24, 2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Byronë Kosovare të Sigurimit nënshkruan sot Memorandumin për mbulimin e kostos së sigurimit Kufitar për Palët që janë Subjekt i Policës Kufitare.

Subjekt i kësaj Marrëveshjeje janë të gjitha autoveturat dhe motoçikletat që hyjnë në pikat kufitare në Republikën e Kosovës për të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon 100% të vlerës së primit të policës kufitare. Polica e sigurimit bëhet efektive në momentin e lëshimit dhe është valide 1 muaj nga data e lëshimit. Polica e sigurimit do të blihet në formë fizike në të gjitha pikat kufitare të shitjes të BKS-së.

Njëkohësisht, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë sot vendim për uljen e lartësisë së tarifës për 35%, e cila rrjedhimisht do të ndikojë edhe në uljen e kostos së përgjithshme.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje paraqet një akt simbolik në mbështetjen e mërgatës sonë, e cila shërben si shtyllë e ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë vitit 2020, remitancat nga mërgata kanë kapur vlerën e më shumë se 1 miliard euro, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM