Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave me 106.470 doza, nga kontrata me Pfizer.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në postimin e tij në Facebook ka thënë se në ditët në vazhdim priten akoma doza të tjera.
“Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë”, ka thënë ai.