Build Skills with our trainings

Sign up now!

Oda Amerikane përshëndet aprovimin e projektligjit për themelimin e Gjykatës Komerciale

Qer 30, 2021

 Fuqizimi i sundimit të ligjit në përgjithësi dhe i drejtësisë komerciale në veçanti, e në këtë aspekt edhe rritja e efikasitetit në zbatueshmërinë e kontratave janë parakusht i rëndësishëm për nxitjen e investimeve të brendshme dhe tërheqjen e investimeve të jashtme.

Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e vlerëson pozitivisht aprovimin nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale.

Oda Amerikane vlerëson se një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës, do të ndikojë pashmangshëm në ngritjen e sigurisë juridike në të bërit biznes, duke përmirësuar klimën e investimeve, e rrjedhimisht edhe imazhin e Kosovës para investitorëve të huaj.

Duke qenë edhe përgjigje ndaj propozimit të Odës Amerikane që nga viti 2016, për themelimin e një gjykate të veçantë e cila do të trajtonte në mënyrë efikase dhe profesionale kontestet e natyrës komerciale, aprovimi i Projektligjit në fjalë nga ana e Qeverisë, kontribuon edhe në avancimin e dialogut publiko-privat.

Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të përmbyllë Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, e në këtë aspekt edhe aprovimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit të vendit, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM