Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për:
· Zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID;
· Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID;
· Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID;
· Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID;
· Zyrtarët doganorë-dëshmia me ID;
· Gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie;
· Gastronomia-dëshmi kontrata e punës
Ndërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:
· Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare;
· Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe;
· Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;
· Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.
VIDEOUDHËZUESIT PËR APLIKIM PËR CAKTIM TE TERMINIT PER MARRJE TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19
Si të regjistrohem në eKosova?
https://ekosova.rks-gov.net/
Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19
https://ekosova.rks-gov.net/
Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë