Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gurernatori Mehmeti uron ambasadorin Kosnett për Ditën e Pavarësisë, 4 Korrikun

Kor 4, 2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Ambasadorin Philip S. Kosnett për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e urimit Guvernatori Mehmeti u shpreh se populli i Kosovës është krenar me bashkëpunimin që ka me popullin mik amerikan, që është aleati jonë më i rëndësishëm në të gjitha përpjekjet tona për arritjen e lirisë dhe barazisë.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen e pakursyer e shumëdimensionale dhënë për Republikën e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

“Prandaj, është kënaqësi për mua t’ju uroj 4 korrikun, datë që simbolizon paqen dhe unitetin në të gjithë botën. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti, thuhet në faqen zyrtare të BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM