Build Skills with our trainings

Sign up now!

Senatorja Ernst takohet me një delegacion të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Kor 5, 2021

Në vizitën e saj të fundit në Kosovë, Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joni Ernst, nga shteti i Iowas, shoqëruar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, u takua me përfaqësuesit e bizneseve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Senatorja Ernst tha se është e lumtur të kthehet sërish në Kosovë për të diskutuar me zyrtarët e Kosovës se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë përkrahjen, por gjithashtu për mënyrat se si shteti i Iowas mund të zgjerojë rolin e saj në Kosovë përmes partneritetit afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Iowas. Ernst tha se shpreson që partneriteti do të mund të lëvizte përtej bashkëpunimit tashmë të fuqishëm ushtarak, duke u zgjeruar në edukim, zhvillim biznesi dhe në bujqësi.

“Ekzistojnë mënyra konkrete për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe përkrahjen e bizneseve në Kosovë. Është me rëndësi të synohen fushat me mundësi më të mëdha për bashkëpunimin e zgjeruar ndërmjet Iowas dhe Kosovës, siç është bujqësia,” tha Senatorja Ernst.

Duke folur për zhvillimin e fuqisë punëtore, ajo theksoi rëndësinë e programeve të kualifikimeve profesionale për nxënësit, si një alternativë ndaj titujve universitarë, duke përmendur suksesin e programeve të tilla në Iowa. Ernst theksoi se si këto programe përgatisin të rinjtë për tregun e punës, duke krijuar ndërlidhje më të mirë ndërmjet zhvillimit të shkathtësive me nevojat e punëdhënësve.

Lidhur me klimën e investimeve në Kosovë, Senatorja Ernst tha se ka shumë njerëz të cilët do të kishin vullnet për të investuar dhe për t’u angazhuar në Kosovë, por investitorët kanë nevojë të sigurohen për një sistem të fuqishëm ligjor, të mbështetur nga respektimi i demonstruar për sundimin e ligjit, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM