Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Blerim Zhabari.
Zhabari ndërroi jetë në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm pas disa komplikimeve shëndetësore. Ai ishte gazetar me përvojë 20-vjeçare dhe ndër vite ka punuar në mediume të ndryshme kosovare.
Ai ishte njëri prej dy bashkëthemeluesve të portalit Veriu.info, ku prej tre vitesh ushtronte edhe detyrën e drejtorit. AGK vlerëson lartë kontributin dhe dedikimin që Zhabari pati ndaj profesionit të gazetarisë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Blerim Zhabari.thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.